Mungesa e ligjit për referendumet në Shqipëri! Balla: Gati drafti për konsultim, do të jetë një proces i gjerë


Mungesa e ligjit për referendumet në Shqipëri! Balla: Gati drafti

Taulant Balla

TIRANË-Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë një konference për shtyp të mbajtur sot ka adresuar mungesën e një ligji për referendumet në Shqipëri. Balla u shpreh se janë edhur hapat për të miratuar këtë ligj në mungesë dhe tashmë një drat është gati. Kreu i grupit parlamentar u shpreh se procesi do të jetë i gjatë dhe drafti do të kalojë fillimisht për konsultim disa tryeza të mëdha me juristë e anëtarë nga shoqëria civile.

Taulant Balla: Ajo që u komunikua nga kryeministri Rama në fund të javës së kaluar, pas më shumë se dy dekada të miratimit të Kushtetutës është pa vend mungesa e një ligji të posaçëm për referendumet në Shqipëri. Jeni në dijeni të faktit që në Shqipëri Kushtetuta përcakton se si mbahen referendumet dhe po ashtu se si përmes referendumit mund të miratohen amendamentet e Kushtetutës, por sot jemi këtu për t’i dhënë udhë këtij procesi të gjerë e të gjatë. Para se drafti të depozitohet në Kuvend, do t’i nënshtrojmë një proces të gjerë konsultimi. PS do të zhvillojë disa tryeza të mëdha konsultative me juristi, profesoratin, studentë, shoqërinë civile, me qëllim që të shkojmë në një draft e projekt të mirë konsoliduar.

Referendumi është një mjet i demokracisë direkte që shërben për të transferuar fuqinë vendimmarrëse nga partitë politike tek qytetarët. Një e drejtë që buron nga Kushtetuta e cila parashikon ushtrimin e sovranitetit nga populli përmes shprehjes me votë në lidhje me çështje të interesit publik. Referendumi është parashikuar në nenet 150, 151/2, 177 dhe 108, pika 4 të Kushtetutës.

Poll



Source link

Scroll to Top