Rizvanolli priti delegacionin e Bankës Botërore, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti sot në takim një delegacion të lartë të Grupit të Bankës Botërore të kryesuar nga Xiaoqing Yu, Drejtoreshë e Divizionit të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, me pjesëmarrjen e Wiebke Schloemer, Drejtoreshë e IFC-së për Evropën dhe Azinë Qendrore, si dhe Marcelo Castellanos, Menaxher i Lartë i Vendit i IFC-së për Evropën Juglindore.
Në takim u diskutua mbi bashkëpunimin e deritanishëm dhe planifikimin për thellimin e mëtejmë të partneritetit në fushat prioritare të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me fokus tek energjia dhe minierat.
Gjatë takimit, u vlerësua lart bashkëpunimi shumë i mirë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Grupit të Bankës Botërore, si dhe mbështetja e vazhdueshme profesionale dhe teknike që ky partner i rëndësishëm ka ofruar ndër vite.
Të dyja palët shprehën vlerësim për rezultatet e arritura deri më tani dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në fusha ku ky partneritet ka dëshmuar sukses dhe vlerë konkrete, përfshirë edhe ankandet e energjisë së ripërtëritshme, sferën rregullative, e efiçiencën e energjisë.
Ministrja Rizvanolli theksoi se Ministria e Ekonomisë e konsideron Grupin e Bankës Botërore një partner me rëndësi strategjike, veçanërisht në mbështetjen e reformave, avancimin e kapaciteteve institucionale dhe zhvillimin e projekteve që kontribuojnë në sigurinë energjetike, modernizimin e sektorit dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike.
Në takim u vlerësua po ashtu se modelet e zhvilluara në Kosovë në efiçiencën e energjisë, përfshirë edhe Fondin e Kosovës për Eficiencë të Energjisë, po vlerësohen lartë dhe shihen me interes edhe në nivel rajonal si shembuj të zgjidhjeve funksionale.
Delegacioni i Grupit të Bankës Botërore rikonfirmoi gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen për Kosovën, në përputhje me prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe me objektivat e përbashkëta për zhvillim të qëndrueshëm, veçanërisht për sektorë kyç si energjia dhe minierat.
Nga
Telegrafi
3 minutes ago
`;
};
function injectAds() {
let adIndex = 0;
for (let i = 0; i < allArticleParapgraphs.length; i++) {
let loopCounter = i;
const paragraph = allArticleParapgraphs[i];
// Remove ‘.’ from classList.contains
if (paragraph.classList.contains(‘rebellt-item’) && paragraph.querySelector(‘img’)) {
loopCounter = 2;
}
if ((loopCounter + 1) % 3 === 0) {
if (adIndex >= adIds.length) {
break;
}
const paragraphToInjectAfter = paragraph;
if (adIndex === 1) {
const adIdToInject = adIds[adIndex];
const adHtml = getAdHtml(adIdToInject);
paragraphToInjectAfter.insertAdjacentHTML(‘afterend’, adHtml);
adIndex++;
} else {
const adIdToInject = adIds[adIndex];
const adHtml = getAdHtml(adIdToInject);
paragraphToInjectAfter.insertAdjacentHTML(‘afterend’, adHtml);
adIndex++;
}
}
}
}
injectAds();
})();
Top Lajme









