Këto janë masat e vendeve të rajonit ndaj rritjes së fundit të çmimeve të karburantit

Vendet e rajonit kanë ndërmarrë masa të reja për të përballuar rritjen e çmimeve të karburanteve, ndërsa tensionet globale në energji vijojnë të shtohen.
Në Kroaci, qeveria ka miratuar një paketë të re masash për të zbutur ndikimin e krizës, duke kufizuar çmimet e karburanteve dhe duke garantuar stabilitet në furnizim.
Kryeministri Andrej Plenkoviq theksoi se kjo është paketa e dhjetë e ndihmës që nga viti 2020, me synim ruajtjen e vendeve të punës dhe stabilitetit ekonomik.
Sipas vendimit, çmimi i Eurodizelit është kufizuar në 1.73 euro për litër, ndërsa benzina në 1.62 euro.
Paralelisht, kanë reaguar edhe vendet e tjera të rajonit.
Sipas një grafike të paraqitur nga TrtBalkan, përcjell Telegrafi, në Shqipëri, akciza e naftës është ulur me 20%, ndërsa Maqedonia e Veriut ka ulur TVSH-në për derivatet e naftës nga 18% në 10%.
Në Mal të Zi, akciza për naftën është ulur me 50% dhe për benzinën me 25%, ndërsa Serbia ka ulur akcizën deri në 60% dhe duke ndaluar eksportin e derivateve për të siguruar furnizimin e brendshëm.
Nga ana tjetër, Sllovenia ka vendosur kufizime të përkohshme për çmimet e karburanteve, pas shfaqjes së mungesave në disa pika të shitjes.
Këto masa vijnë në një kohë kur situata në Lindja e Mesme është përshkallëzuar, duke rritur rrezikun për tregun global të energjisë, veçanërisht për shkak të rëndësisë strategjike të Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalon një pjesë e madhe e naftës dhe gazit në botë.
Pavarësisht ndërhyrjeve, autoritetet paralajmërojnë se mundësitë për të ndalur plotësisht rritjen e çmimeve janë të kufizuara, ndërsa qëllimi kryesor mbetet mbrojtja e standardit të jetesës dhe stabiliteti ekonomik në një periudhë pasigurie globale. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 minutes ago
`;
};
function injectAds() {
let adIndex = 0;
for (let i = 0; i < allArticleParapgraphs.length; i++) {
let loopCounter = i;
const paragraph = allArticleParapgraphs[i];
// Remove ‘.’ from classList.contains
if (paragraph.classList.contains(‘rebellt-item’) && paragraph.querySelector(‘img’)) {
loopCounter = 2;
}
if ((loopCounter + 1) % 3 === 0) {
if (adIndex >= adIds.length) {
break;
}
const paragraphToInjectAfter = paragraph;
if (adIndex === 1) {
const adIdToInject = adIds[adIndex];
const adHtml = getAdHtml(adIdToInject);
paragraphToInjectAfter.insertAdjacentHTML(‘afterend’, adHtml);
adIndex++;
} else {
const adIdToInject = adIds[adIndex];
const adHtml = getAdHtml(adIdToInject);
paragraphToInjectAfter.insertAdjacentHTML(‘afterend’, adHtml);
adIndex++;
}
}
}
}
injectAds();
})();
Top Lajme









