Rama “blindon” Tiranën për zgjedhjet e 2027-ës: Rikthen Ballukun në njësinë 6, ndryshime në çdo njësi (EMRAT)


Rama "blindon" Tiranën për zgjedhjet e 2027-ës: Rikthen

Edi Rama

TIRANË- Tirana do të jetë fokusi i Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të 2027-ës. Pas përfundimit të Asamblesë së Partisë Socialiste, e cila u mbajt ditën e sotme në selinë qendrore të PS-së, kryeministri Edi Rama ka vendosur ministra, deputetë dhe drejtues politikë në krye të 14 njësive bashkiake të kryeqytetit.

Në njësinë 1 janë: Lindita Nikolla, Adea Pirdenu dhe Mirela Kumbaro. Kjo e fundit mban aktualisht postin e Ministres së Arsimit dhe do të punojë në këtë njësi për zgjedhjet vendore të 2027-ës.

Në njësinë 2 do të bashkohen: Blendi Klosi me skuadrën e Gent Gazhelit dhe Delina Ibrahimajt.

Në njësinë 3 do të punojnë: Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo, Iris Luarasi dhe Edona Bilali.

Në njësinë 4 Damian Gjiknuri do të zëvendësohet nga Eduart Shalsi dhe do të punojë së bashku me Blerina Gjylametin.

Në njësinë 5 janë: Fatmir Xhafaj, Taulant Balla (drejtues politik i qarkut të Tiranës) dhe Erion Braçe.

Në njësinë 6 është shtuar edhe Belinda Balluku, e cila aktualisht është drejtuesja politike e qarkut të Fierit dhe vlen të theksohet se ajo ka punuar edhe më parë si drejtuese politike në këtë njësi. Ajo do të punojë së bashku me zv.kryeministren Albana Koçiu, Endrit Yzeiraj dhe Megi Finon.

Ndërsa në njësinë 7 është shtuar si drejtues edhe Arbjan Mazniku, i cili do të punojë së bashku me Sofian Jaupaj, Enkelejd Musabelliu dhe Etilda Gjonajn.

Në njësinë 8 është përfshirë si person kyç për PS-në Niko Peleshi, i cili është kryetar i Kuvendit. Ai do të punojë për zgjedhjet e 2027-ës së bashku me Igli Hasanin dhe Vilma Premtin.

Njësia 9 do të drejtohet nga Ogerta Manastirliu (drejtuese politike e qarkut të Tiranës) dhe Olti Muzaka. Kujtojmë se Manastirliu nuk është lëvizur nga ky pozicion, pasi ajo ka qenë drejtuese e kësaj njësie për PS-në edhe në zgjedhjet e shkuara.

Në njësinë 10 do të jetë drejtues politik për PS-në Bledar Çuçi dhe Besford Lamallari.

Në njësinë 11 janë: Damian Gjiknuri, Ervin Hoxha dhe Ulsi Manja.

Për njësinë 12 në kryeqytet përgjegjësit politikë do të jenë: Toni Gogu, Xhemal Qefalia dhe Silva Caka.

Elisa Spiropali do të drejtojë njësinë 13 së bashku me Anila Denaj për zgjedhjet e 2027-ës.

Në njësinë e fundit në Tiranë, Njësia 14 dhe Kashari, drejtues politikë do të jenë: Blendi Gonxhe dhe Plarent Ndreca.

Ndryshimet e sotme vijnë një ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku Rama largoi Elisa Spiropalin si drejtuese të qarkut të Tiranës, Eduard Shalsin nga Kukësi, Benet Becin nga Shkodra dhe Emirjana Sakon nga Durrësi. Në vend të Spiropalit, Rama solli Taulant Ballën, i cili së bashku me Ogerta Manastirliun do të drejtojë Qarkun e Tiranës. Kujtojmë se deri më sot Balla ka qenë drejtues politik për Diasporën.

Gjatë fjalës së tij dje, Rama theksoi se socialistët duhet të fokusohen në kryeqytet:“Tirana nuk mund të jetë aty. Arsyet janë të ndryshme dhe ka edhe një arsye të madhe që unë nuk dua t’i zbuloj sot, por ne jemi PS e Shqipërisë dhe Tiranën duhet ta ngremë më lart se sa mesi i atij klasifikimi, me çdo kusht”./ZËRI 

Poll



Source link

Scroll to Top