TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot në orën 10:00 një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve në selinë qendrore të PS-së. Takimi vjen një ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, ku pati disa ndryshime në drejtim. Mbledhja e sotme e kryeministrit Rama pritet të shërbejë si një forum për diskutimin e mëtejshëm të drejtimit politik të qarqeve, për përcaktimin e objektivave strategjike.
Në mbledhjen e asamblesë kryeministri Rama largoi Elisa Spiropalin si drejtuese të qarkut të Tiranës, Eduard Shalsin nga Kukësi, Benet Becin nga Shkodra dhe Emirjana Sakon nga Durrësi. Në vend të Spiropalit, Rama solli Taulant Ballën i cili sëbashku me Ogerta Manastirliun do të drejtojnë Qarkun e Tiranës. Kujtojmë që deri më sot Balla ka qenë drejtues politik për Diasporën.
Durrësi do të drejtohet nga Blendi Klosi, duke marrë vendin e Emirjana Sakos, ndërsa Lezha do të ketë një drejtues të ri ministrin Ermal Nufi, i cili zëvendëson Ulsi Manjën. Për Shkodrën, drejtimi politik kalon te Ermal Karakaçi, në vend të Benet Becit, ndërsa Dibra do të udhëhiqet nga Ulsi Manja, duke zëvendësuar Blendi Klosin. Për Kukësin, përgjegjësia i besohet Erjon Malajt, i cili merr vendin e Eduard Shalsit./ZËRI




