DURRËS- Kryeministri Edi Rama njoftoi përgjegjësi dhe kompetenca shtesë për 12 prefektët e qarqeve të vendit. Rama deklaroi se prefektët do të kthehen në ‘zëvendësministra të brendshëm’ në territor, në mënyrë që të jenë edhe aktorë aktivë në zbatimin e politikave.
Po ashtu, kreu i qeverisë bëri me dije se do të shtohen kapacitetet e emergjencave civile dhe flota zjarrfikësve, duke prodhuar edhe makinat e inspektimeve në vend.
“Trendi i kthimeve ka nisur. Gjërat kanë nisur aq mirë, Berati është qyteti ku ka më shumë kthime se sa largime, jo sipas meje, por sipas disa studimeve të bashkuara. Në të gjitha pjesët territorit trendët kanë nisur të ndryshojnë, sepse është e qartë, që Shqipëria është shumë e mirë, për ata që vënë më punë mendjen e tyre, dhe nuk është e mirë për ata që duan të rrinë në organizatën e molotovarëve. Perfektët do të marrin një fuqi tjetër, nuk do të rrinë ata që do rrinë vetëm të firmosin. Perfektët do jenë 12 zëvendësministra në territor, do jenë një ndryshim dhe mbështetje e madhe për qeverinë në territor. Po ashtu do të ndryshojmë emergjencat civile, do të shtojmë flotën e zjarrfikësve në Shqipëri. Jo vetëm zjarrfikëset, por të gjitha makinat e inspektimeve ne do i prodhojmë në Shqipëri, jo vetëm në vitin 2035, por kemi nisur porositjen që të tani”, tha Rama.



