“E pafalshme që…”, Rama kërkon ndryshim me çdo kusht në kryeqytet: Tiranën duhet ta ngremë më lart!


"E pafalshme që...", Rama kërkon ndryshim me çdo

edi rama

DURRËS- Në përfundim të pjesës së parë të mbledhjes së Asamblesë së PS në Durrës, kryeministri u ndal tek 3 reflektime, sipas tij, të domosdoshme. Kreu i ekzekutivit theksoi se në Shqipëri nuk ka rënie të interesit për të votur, duke shtuar në marrin pjesë 80-85% e zgjedhësve në votime. 

Po ashtu, Rama bëri të ditur se shifra e grave në PS duhet të shkojë në 50 %. Ndërsa në fund, Rama nuk la pa theksuar ambicien se Tirana duhet të arrijë me çdo kusht në nivele më të larta.

“Në fund dua të bëj 3 reflektime, së pari është mirë t’i mësojmë njerëzit me një fakt të thjeshtë në Shqipëri nuk ka rënie të interesit për të votuar siç thonë humoristët e tenxhereve që shfaqen si analistë në darkë dhe pas mesnate pasi marrin parë dalin e pinë. Në Shqipëri marrin pjesë 80 % e zgjedhësve. Në totalin e vet shkon 85 %. Shqiptarët janë lojtarët më të jashtëzakonshëm të sportit të politikës. Janë të stërvitur me politikën dhe e kuptojnë mirë se kush është kush. Dhe tjetra shifra e grave në PS 34 % dhe kjo është e pafalshme dhe këtë nuk ja fal sekretarit të përgjithshëm të PS që e quajti arritje…Ne do ta çojmë në 50 % dhe kjo çohet duke mos e pranuar që nuk ka gra dhe duke i imponuar të njëjtin numër një organizate ku një burrë i suksesshëm me vota nuk pranon të ketë 50 % gra. Ne nuk mund të kemi ambicie për të qenë ata që duhet të jemi duke pasur 34 % gra, duhet ta kapërcejmë këtë shifër me çdo kusht. Dhe e fundit, është pjesa e fundit e tabelës së klasifikimit në rezultatet e PS. Tirana, Lezha Shkodra dhe Kukësi. Shkodra dhe Lezha kanë bërë një hov të jashtëzakonshëm nëse do kemi parasysh nga e nisëm. Tirana nuk mund të jetë aty, arsyet janë të ndryshme ka edhe një arsye të madhe që unë nuk dua t’i kthejmë sot por ne jemi PS e Shqipërisë dhe Tiranën duhet ta ngremë më lart se sa mesi i atij klasifikimi me çdo kusht”, tha ndër të tjera ai.

Poll



Source link

Scroll to Top