TIRANË- Të shtunën e 21 mrsit, Asambleja e Partisë Socialiste do të zhvillojë mbledhjen e radhës në Durrës, ndërsa është zbuluar mësuar një pjesë e agjendës. Mbledhja pritet të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë deri në orën 15:00.
Sipas burimeve për mediat, fjala hapëse do të mbahet nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ndërsa më pas do t’i japë fjalën kryeministrit Edi Rama.
Kjo pjesë e mbledhjes do të zhvillohet me dyer të hapura, ndërsa më tej punimet do të vijojnë me dyer të mbyllura.
Në fokus të mbledhjes do të jenë:
-raportimet e drejtuesve të qarqeve për performancën në zonat përkatëse;
-një analizë e detajuar mbi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025;
-përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2027, duke përcaktuar strategjinë dhe organizimin e strukturave në terren;
-diaspora dhe përfshirja aktive e tyre;
-çështja e drejtimit të qarqeve, ku pritet të vendoset nëse drejtuesit aktualë do të vijojnë në detyrë apo do të ketë ndryshime në strukturën drejtuese të partisë;
Asambleja e PS-së u njoftua në mbledhjet e qeverisë më 11 mars. Njoftimi erdhi përmes komunikimit zyrtar nga Sekretari Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, i cili njoftoi drejtuesit dhe anëtarët e strukturave të Partisë Socialiste për datën dhe vendin e mbledhjes. Klosi njoftoi edhe kalendarin takimeve të partisë për këtë periudhë politike./ZËRI



