Eurodeputetët raport me 305 amendamente për Shqipërinë: Shqetësim për vendimin e Ballukut, protestat e dhunshme, zgjedhjet e 2025…


Eurodeputetët raport me 305 amendamente për Shqipërinë:

parlamenti europian

STRASBURG- Eurodeputetët e Parlamentit Europian kanë paraqitur 305 amendamente në raportin e tyre për vitin 2025 për Shqipërinë, nga të cilat 26 janë dorëzuar nga Partia Popullore Europiane. Eurodeputetët e Parlamentit Europian shohin me shqetësim situatën politike në Shqipëri, përfshirë klimën e polarizuar në parlament, apo edhe përballjet e qeverisë me drejtësinë.

Mes shumë amendamentesh, jo ç’ka bie në sy është ish-zv.kryeministres Belinda Balluku apo me protestat e opozitës.

“Shpreh shqetësim për polarizimin politik të vazhdueshëm dhe diskursin konfrontues politik, që minojnë mbikëqyrjen parlamentare, besimin e publikut dhe funksionimin efektiv të institucioneve demokratike; rikujton se protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale.”, është shprehur raportuesi për Shqipërinë, Andreas Schieder dhe 5 eurodeputëtë të tjerë Adnan Dibrani, Tonino Picula, Matjaž Nemec, Thijs Reuten, Marco Tarquinio, në amendamentin numër 84.

“Shpreh keqardhje për vendimin e kryetarit të Kuvendit për të shtyrë votimin parlamentar për heqjen e imunitetit të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, kujton se ky vendim është arbitrar dhe pa bazë ligjore; i bën thirrje Kuvendit të adresojë heqjen e imunitetit të Zëvendëskryeministres Balluku pa vonesë…Imuniteti parlamentar ekziston për të mbrojtur funksionimin e duhur të institucioneve demokratike dhe nuk duhet të përdoret për të mbrojtur zyrtarët publikë nga shqyrtimi gjyqësor; thekson se procedurat lidhur me heqjen e imunitetit për zyrtarët publikë duhet të zhvillohen në mënyrë transparente dhe me respekt të plotë të shtetit të së drejtës”, thuhet në një amendament.

Amendamenti 114, sipas Andreas Schieder, thekson se korrupsioni mbetet një shqetësim serioz dhe, pavarësisht përparimeve në kuadrin ligjor dhe institucional, “Shqipëria duhet të konsolidojë më tej rezultatin e hetimeve, ndjekjeve dhe dënimeve përfundimtare, sidomos në rastet e korrupsionit në nivele të larta; mirëpret miratimin e ligjeve kyçe anti-korrupsion, përfshirë mbrojtjen e sinjalizuesve dhe konfliktin e interesit, dhe kërkon zbatimin e tyre të plotë”.

Shqetësime për klimën politike në Shqipëri shpreh edhe David MCAllister, kryetari i Komisionit të jashtëm në Parlamentin Evropian i cili ka dorëzuar 6 amendamente.

“Shpreh shqetësimin për polarizimin e vazhdueshëm politik dhe diskursin politik konfrontues, të cilat dëmtojnë mbikëqyrjen parlamentare, besimin publik dhe funksionimin efektiv të institucioneve demokratike; inkurajon aktorët politikë të riangazhohen në dialogun konstruktiv parlamentar, duke siguruar që parlamenti të mbetet forumi qendror për debat dhe mbikëqyrje demokratike”, thuhet në amendament.

Ndërkohë, McAllister, në amendamentin 100, thekson se mirëpret vazhdimin e procesit të Reformës në Drejtësi, përfshirë verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që ka kontribuar në rritjen e përgjegjshmërisë dhe integritetit në sistemin gjyqësor.

Nga ana tjetër, mes të tjerash, amendamenti 253 nga Andreas Schieder, “përgëzon Shqipërinë për përputhjen e saj të plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, përfshirë masat kufizuese, angazhimin e vazhdueshëm në misionet dhe operacionet CSDP, dhe rolin konstruktiv në promovimin e stabilitetit rajonal; mirëpret bashkëpunimin e zgjeruar mbi sigurinë dhe mbrojtjen përmes Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes BE-Shqipëri”.

Eurodeputeti Andrey Kovatchev dhe grupi i PPE ka dorëzuar një paketë amendamentesh ku denoncohen mangësi serioze sistemike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri.

“Raporti nxjerr në pah përdorimin e gjerë të burimeve publike nga partia në pushtet, mungesën e kushteve të barabarta për opozitën dhe pretendime për blerje votash”, thuhet në raport. Sipas dokumentit, mungesa e ndarjes së qartë midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake minon konkurrencën dhe besimin e qytetarëve.

Në përfundim, përmes amendamenteve të paraqitura nga grupi PPE, eurodeputetët bëjnë thirrje për veprim të menjëhershëm nga autoritetet shqiptare: reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, depolitizim të administratës, luftë të vendosur kundër korrupsionit dhe transparencë të plotë në prokurimet publike, duke paralajmëruar se perspektiva e Shqipërisë drejt BE-së mbetet në rrezik pa këto ndërhyrje.

Poll



Source link

Scroll to Top