“PDK fituese e zgjedhjeve”- Memli Krasniqi: Kemi numrin më të madh të komunave të fituara


“PDK fituese e zgjedhjeve”- Memli Krasniqi: Kemi numrin më të madh të komunave të fituara

Oct 12, 2025 | 23:01






























Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë shënimit të fitores në Mitrovicë të Jugut, tha se subjekti që ai udhëheq është fituesja e zgjedhjeve lokale.

Memli-Krasniqi-PDK-190422-7-of-11-4

Sipas tij, PDK-ja ka numrin më të madh të komunave të fituara pa balotazh, ka fituar numrin më të madh në kuvende komunale si dhe është partia me më së shumti komuna që do të marrë pjesë në balotazhin e 9 nëntorit.

PDK-ja ka shpallur fitoren që në rundin e parë në Mitrovicë të Jugut ku prin kandidati i saj Arian Tahiri, ndonëse numërimi atje ende nuk ka përfunduar. Tahiri, megjithatë, sipas exit polle-ve do ta marrë komunën në rund të parë.

Në Skenderaj, PDK-ja do të fitojë pa balotazh, komunë ku pothuajse ka përfunduar numërimi. Ky subjekt pritet të marrë Ferizajn që në rund të parë po ashtu. Ndërkaq prin edhe në komuna të tjera, sikurse Vushtrria, Kaçaniku, Hani i Elezit dhe Prizreni./REL

© Panorama.al



Te lidhura














 














Source link

Scroll to Top