Evi Kokalari nxjerr daljet e Salianjit nga burgu: Mbolli flokët dhe operoi hundën!


Evi Kokalari nxjerr daljet e Salianjit nga burgu: Mbolli flokët dhe operoi

Evi Kokalari

TIRANË- Aktivistja Evi Kokalari përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar dy leje që Ervin Salianji ka marrë gjatë kohës që ndodhej në burg. Sipas Kokalarit, Salianji ka dalë dy herë nga burgu- nga një javë secila- për operacione estetike të fytyrës. Sipas aktivistes, Salianji ka dalë nga burgu për të mbjellë flokët dhe për të bërë operacion në hundë.

Në korrik të vitit 2025, Kokalari publikoi kartelën e shtrimit në spital të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianjit. Në një postim të gjatë në rrjetet e saj sociale, Kokalari zbulon se Salianji gjatë kohës që ishte i burgosur në Fier, ishte shtruar në një spital privat në Tiranë për 14 ditë. Madje ka publikuar edhe “diagnozën” e ish-deputetit. Sipas saj, edhe pse nuk kishte asgjë urgjente, sërish Salianji zgjodhi që të shtrohej në spital, i cili është jo pak i kushtueshëm.

Ndërsa, sot Kokalari, publikon lejen e tij, duke shtuar se ato janë marrë për qëllim të ndërhyrjeve estetike.

“Problemi më i madh i Babalës që pretendon kreun e PD-së nuk është vetëm fakti që, si ish-i burgosur, nuk futet dot në parlament për të paktën 5 vjet. As fakti që bëri një vit burg për mashtrime publike.

Problemi më i madh është që ai u lejua të dalë nga burgu dy herë – nga një javë secila –  për operacione estetike të fytyrës:

1- për të mbjellë flokët

2- për të bërë operacion në hundë.

Të pretendosh kreun e Partisë Demokratike të kualifikon si politikan dhe, si i tillë, SPAK duhet të investigojë se kush e lejoi atë të dalë nga burgu për operacione kaq të panevojshme. Ky ishte një skandal që nuk mund të injorohet nga drejtësia.

Për më tepër, beteja e 23 Majit është betejë midis rithemelimit dhe atyre që e ndërtuan atë, jo atyre që e luftuan siç bëri Babalja.

Kjo betejë është vetëm midis meje dhe Sali Berishës. Është një betejë midis atyre që premtuan nëpër foltore dhe s’e mbajtën premtimin, dhe atyre që premtuan nëpër foltore dhe luftuan agresivisht për katër vjet me radhë për ti mbrojtur ato premtime.

Kjo garë nuk është për të zëvendësuar Berishën, që është nën investigim nga SPAK, me një prepotent tjetër korruptiv si Babalja. Për më tepër që ky e ka vërtetuar tashmë që e ndjen veten mbi ligjin, ndryshe nuk do të guxonte të dilte nga burgu siç i donte qejfi.

Imagjinoni çfarë do bëj ky sikur të ishte kryetar PD-je apo Kryeministër!!!

Më poshtë gjeni kartelat e spitalit që janë falsifikuar kur bëhet fjalë për diagnozën e tij”, shkruan Kokalari.

Evi Kokalari nxjerr daljet e Salianjit nga burgu: Mbolli flokët dhe operoi

Leja e marrë
Evi Kokalari nxjerr daljet e Salianjit nga burgu: Mbolli flokët dhe operoi

Leja e marrë

Më 27 shtator, ish-deputeti demokrat u vetëdorëzua vullnetarisht në Polici, për t’u tranferuar më pas në burgun e Fierit, ku edhe u caktua të vuante dënimin me 1 vit heqje lirie për çështjen “Babale”. Gjyqi zgjati për disa vite për një denoncim mediatik që demokrati kishte bërë ndaj Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, lidhur me trafikun e drogës dhe një dënim të pakryer në Itali. Por Salianji u dënua për kallëzim të rremë./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top