Rritja e çmimit të karburantit, Ibrahimaj: Nuk jemi në nivelin për ndërhyrje në taksim


Rritja e çmimit të karburantit, Ibrahimaj: Nuk jemi në nivelin

delina ibrahimaj

TIRANË– Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se tregu i hidrokarbureve dhe ushqimeve në vend po monitorohet çdo ditë nga një grup ekspertësh i ngritur nga tre ministri. Sipas saj, grupi është ngritur me qëllim shmangien e abuzimeve dhe garantimin e stabilitetit. Gjatë një takimi me furnizuesit e naftës, Ibrahimaj u shpreh se shqetësimi kryesor në fillim ishte siguria e furnizimit, sidomos pas zhvillimeve që lidhen me bllokimin e Ngushticës së Hormuzit.

Ibrahimaj shprehet se verifikimet në terren dhe komunikimi me operatorët tregojnë se rezervat ligjore të karburanteve janë të garantuara dhe se kontratat afatgjata të furnizimit shmangin varësinë direkte nga kjo zonë kritike. Ministrja bëri të ditur se po analizohet në mënyrë të vazhdueshme rritja e çmimit, për të parandaluar çdo rritje abuzive si në tregun e karburanteve, ashtu edhe në atë të produkteve ushqimore.

“Po monitorojmë çdo ditë çmimin e zhdoganimit dhe atë të shitjes me pakicë. Marzhi ka qenë mesatarisht rreth 8.5%, më i ulët se niveli normal i operimit të kompanive, çka tregon se rritja e çmimeve nuk është reflektuar në rritje të fitimeve” u shpreh ministrja.

Ministrja tha se në bursat ndërkombëtare çmimet e karburanteve kanë pësuar luhatje të forta, duke u rritur nga rreth 700 dollarë në shkurt në deri 1200 dollarë së fundmi, ndërsa në Shqipëri rritja ka qenë më e kufizuar, në nivelin 10–15%, duke theksuar se nuk ka kushte për aktivizimin e Bordit të Transparencës.

“Gjykojmë se nuk jemi ende në kushtet për të ringritur Bordin ndonëse hapësira ligjore ekziston. Nëse ka luhatje në marzhet e fitimit, do të futemi në atë regjim pasi qëllimi kryesor është mbrojtja e konsumatorit”, tha Ibrahimaj.

Një ditë më parë (17 mars) çmimi i naftës me pakicë ka arritur vlerën më të lartë që prej nisjes së luftës në lindjen e Mesme. Në pikat e karburantit në kryeqytet po tregtohet deri në 202 lekë, nga 173-175 lekë para luftës; një rritje me gati 29 lekë për litër./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top