Aksioni i sotëm në ARBK, MINT: Po hetohet një rast i ndryshimit të pronësisë së një biznesi

Ministria e Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit (MINTI), ka njoftuar se njësitë policore për krime ekonomike kanë qenë të pranishme sot në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), në kuadër të një hetimi që lidhet me ndryshimin e pronësisë së një biznesi pas vdekjes së pronarit.
“Sot në mëngjes, në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), kanë qenë të pranishme njësitë policore për krime ekonomike, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen lidhur me një rast që ka të bëjë me ndryshimin e pronësisë së një biznesi pas ndërrimit të jetës së pronarit”, thuhet në njoftim.
Sipas ministrisë, stafi i ARBK-së kishte identifikuar më herët një keqinterpretim të një aktgjykimi gjyqësor, i cili më pas është korrigjuar përmes procedurave ligjore dhe administrative.
“Pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe vendimeve gjyqësore relevante, stafi i ARBK-së ka konstatuar muaj më parë se kishte ndodhur një keqinterpretim i një aktgjykimi gjyqësor. Si rrjedhojë, ky interpretim është korrigjuar përmes procedurave përkatëse ligjore dhe administrative”, thekson MINTI.
Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin e plotë me organet e drejtësisë për zbardhjen e rastit.
“Ministria dhe Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve mbeten plotësisht të përkushtuara për bashkëpunim me organet e rendit dhe drejtësisë, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, MINTI ka siguruar qytetarët se po punon për rritjen e transparencës dhe sigurisë juridike në këtë institucion.
“Institucionet janë duke punuar me vëmendje të shtuar në ngritjen dhe avancimin e sistemeve brenda ARBK-së, me qëllim rritjen e transparencës, saktësisë së informacionit dhe sigurisë juridike”, përfundon njoftimi.
Ndryshe, Telegrafi ka mësuar se gjatë këtij aksioni në polici për intervistim janë shoqëruar U.D kryeshefja e ARBK-së dhe dy zyrtarë të tjerë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22 minutes ago
`;
};
function injectAds() {
let adIndex = 0;
for (let i = 0; i < allArticleParapgraphs.length; i++) {
let loopCounter = i;
const paragraph = allArticleParapgraphs[i];
// Remove ‘.’ from classList.contains
if (paragraph.classList.contains(‘rebellt-item’) && paragraph.querySelector(‘img’)) {
loopCounter = 2;
}
if ((loopCounter + 1) % 3 === 0) {
if (adIndex >= adIds.length) {
break;
}
const paragraphToInjectAfter = paragraph;
if (adIndex === 1) {
const adIdToInject = adIds[adIndex];
const adHtml = getAdHtml(adIdToInject);
paragraphToInjectAfter.insertAdjacentHTML(‘afterend’, adHtml);
adIndex++;
} else {
const adIdToInject = adIds[adIndex];
const adHtml = getAdHtml(adIdToInject);
paragraphToInjectAfter.insertAdjacentHTML(‘afterend’, adHtml);
adIndex++;
}
}
}
}
injectAds();
})();
Top Lajme











