Konfindustria doli me kërkesa për çmimin e naftës! Rama: Po u ul taksa te automjeti, do e paguajnë katërfish më shumë


Konfindustria doli me kërkesa për çmimin e naftës! Rama:

Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me furnizuesit e naftës pas rritjes globale të çmimeve të karburantit. Në fjalën e tij Rama pati edhe një përgjigje për tre kërkesat e propozuara nga konfindustria. Kjo e fundit në një thirrje qeverisë kërkoi hartimin dhe zbatimin urgjent të një pakete fiskale lehtësuese. 

Konkretisht propozoi që të gjitha të ardhurat shtesë në buxhet nga TVSH-ja mbi çmimet e rritura të karburanteve, krahasuar me periudhën para krizës, të rikthehen drejtpërdrejt tek qytetarët dhe bizneset përmes uljes së çmimit final. Po ashtu propozohet dhe ulja e taksës së qarkullimit të automjeteve deri në nivelin e rritjes së të ardhurave nga TVSH-ja e karburanteve.

Lidhur me këtë kreu i qeverisë, u shpreh se ka vetëm një kategori që do të marrë më shumë, sa herë që të jepet mundësia, qoftë nga rritja ekonomike mbi parashikimin, qoftë nga të ardhurat e rritura si pasojë e situatave të kësaj natyre, dhe kjo kategori është ajo e pensionistëve.  Rama foli edhe për taksën e qarkullimit, për të cilën tha se po u hoq nga karburanti, do të vendoset diku tjetër.

Edi Rama: Më ka tërhequr vëmendjen kërkesa që e gjithë shtesa e të ardhurave në buxhet, që TVSH mbi çmimin e rritur të karburantit të rikthehet drejtpërdrejt. Dua të rikujtoj që ka vetëm një kategori që do të marrë më shumë, sa herë që të jepet mundësia, qoftë nga rritja ekonomike mbi parashikimin, qoftë nga të ardhurat e rritura si pasojë e situatave të kësaj natyre, dhe kjo kategori është ajo e pensionistëve. Askush tjetër s’mund të kërkojë nga buxheti i shtetit më shumë se sa i takon, pavarësisht situatave. Taksa e qarkullimit për të gjithë ata që e dëgjojnë këtë dhe nuk janë të mirë informuar, nuk është problem që ulet këtu, po iku këtu do të shkojë diku tjetër. Nëse do shkojë diku tjetër, do shkojë në formën e taksës për automjetin. Nga kalkulimi rezultati është i thjeshtë. Nuk besoj se nuk ka drejtues që taksën do e donte te automjeti, që do paguante katërfishin e asaj që paguan sot. Sipas kategorive të ndryshme, të mund të paguajë në ndonjë rast edhe 10-fishin. Filozofia në taksën e çmimit është, ndotësit më të mëdhenj duhet të paguajnë më shumë. Nuk janë pensionistët në atë strukturë, nuk janë ata që marrin rrugën me makinë. Kjo është krejt normale.

Poll



Source link

Scroll to Top