Automatizimi i ambienteve sot – Building & Home Automation po e bën gjithçka më të lehtë

Teknologjia moderne e automatizimit mundëson që ndriçimi, ngrohja, ftohja dhe ventilimi të funksionojnë të integruara në një sistem të vetëm.
Kjo e bën menaxhimin e hapësirës shumë më të thjeshtë, më komod dhe më efikas në konsum të energjisë.
Me zgjidhjet e Techno Service Pro, të gjitha këto sisteme mund të funksionojnë automatikisht, pa pasur nevojë të përdorni butona apo aplikacione në telefon. Çdo gjë mund të menaxhohet përmes skenarëve inteligjentë të programuar, të cilët aktivizojnë sistemet në mënyrë automatike sipas nevojës.
Skenarët e automatizimit mund të përfshijnë:
• Mirëmëngjes – ndriçimi ndizet gradualisht, temperatura rregullohet dhe ventilimi aktivizohet për një fillim të rehatshëm të ditës.
• Dalje nga shtëpia / zyra – dritat fiken, temperatura kalon në regjim ekonomik dhe sistemi optimizon konsumin e energjisë.
• Mirë se erdhët – kur hyni në objekt, ndriçimi dhe klima rregullohen automatikisht për komoditet maksimal.
• Mbrëmje / Relax – ndriçimi ambientor aktivizohet dhe krijohet një atmosferë më e qetë në hapësirë.
• Natë – ndriçimi kryesor fiket, aktivizohet ndriçimi i butë në korridore ose shkallë, temperatura kalon në regjim ekonomik dhe alarmi aktivizohet.
• Pushime / Away Mode – sistemi ul konsumin e energjisë, kontrollon temperaturën minimale dhe simulon praninë për rritjen e sigurisë.
• Takim / Meeting Mode – në ambiente zyre ose konferencash, ndriçimi dhe temperatura rregullohen për një ambient optimal pune.
• Kino / Relax Mode – ndriçimi zbehet gradualisht dhe krijohet një atmosferë relaksuese.
• Ventilim inteligjent – sistemi aktivizon ventilimin automatikisht kur ndryshon cilësia e ajrit ose rritet niveli i CO₂.
Ky integrim inteligjent rrit komoditetin, përmirëson efikasitetin energjetik dhe ofron kontroll të plotë mbi ambientin tuaj.
Techno Service Pro – Teknologji që e bën ambientin inteligjent dhe ekonomik.
Për më shumë kontaktoni në:
Facebook: Techno Service PRO
Instagram: technoservicepro
Website: technoservicepro.com
Tel: 049 157 191
Top Lajme









