Ambasadorja amerikane në Athinë takoi Ramën, pas vizitës qëndron biznesmeni grek? Media fqinje hedh dritë mbi takimin


Ambasadorja amerikane në Athinë takoi Ramën, pas vizitës

takimi

TIRANË- Kimberly Guilfoyle, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Athinë u takua më 12 mars me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri. Vizita e saj u ngriti pikëpyetje, pasi nuk pati deklaratë të detajuar nga institucionet për arsyen e takimit.

Ndërkohë, Rama tha se ata diskutuan për disa çështje të interesit të lartë amerikan në rajon që kanë të bëjnë me energjinë, me bashkëpunimin rajonal, me qasjen ndaj forcave të treta. Kreu i qeverisë theksoi se ambasadorja amerikane në Athinë është një figurë e njohur në politikën amerikane dhe pjesë e rrethit të ngushtë të presidentit të SHBA-ve.

Por, historiani Arben Llalla, përmes një postimin në rrjetet sociale shprehet se pas këtij takimi qëndron biznesmenit grek, Aleksandër Eksarku, kreu i një grupi kompanisë të quajtur “Aktor”. Sipas tij, takimi mes tyre u organizua nga Feroniki Tzavela, zëvendëskryetarja e “Aktor”.

“Edi Rama ka kërkuar ndihmë të miqve të tij grekë për të bërë lobim tek presidenti Traump. Ambasadorja e SHBA në Athinë, Kimberly Guilfoyle ka udhëtuar bashkë me bizesmen grek Aleksandër Eksarkun deri në Tiranë dhe në orët e vona mbëritën në kryeministri. Shkues i këtij takimi ishte Feroniki Tzavela e cila mallkojë disa muaj më parë Ramën për bursën greke që i kishte dhënë në vitet 2000 si grekofon për të studiuar në Havart. Më në fund Edi Ramaqis nxorri fytyrën e tij të vërtet që punon për Greqinë. Duhet thënë se gara është e fort midis Ramës dhe Berishës se kush është njeriu më i besueshëm i Athinës. Të fala cucës së shimikut”, shkruan ai.

Ambasadorja amerikane në Athinë takoi Ramën, pas vizitës

Postimi

“Aktor” është një koorporatë, e cila operon kryesisht në projektet e infrastrukturës dhe energjitikës në rajon, përfshirë edhe Shqipërinë. Takimi mes dy palëve u paralajmërua disa ditë më parë, ku më datë 8 mars, media greke “EnergyMag” në një artikull e cilësoi vizitën e Guilfoyle “një udhëtim misterioz”.

Ambasadorja amerikane në Athinë takoi Ramën, pas vizitës

Aktor

“Megjithatë, është e çuditshme që, ndërsa ata po luftojnë këtë betejë të madhe, një raport që nuk u mohua e çoi ambasadoren e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, të vizitonte Shqipërinë në mënyrë të fshehtë dhe të kishte kontakte me udhëheqjen e vendit në drejtim të eksplorimit të perspektivave për ndërtimin e FSRU-ve atje.

Nëse është e vërtetë – e përsëris se nuk është hedhur poshtë – është me të vërtetë shumë e çuditshme, dhe me të vërtetë nga shumë këndvështrime.

Nuk ka asnjë kuptim, siç thonë anglo-saksonët”, thuhet në artikull.

Sipas medias greke, arsyeja e vizitës mund të jetë edhe ndërtimi i një terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror (FSRU) në Shqipëri. Krijimi i një projekti të tillë do të kishte rëndësi për furnizimin me gaz të rajonit dhe për rolin e vendeve të Ballkanit në rrjetin energjetik evropian. Në artikull thuhet se zhvillimi i infrastrukturës për LNG është kthyer në një çështje strategjike, veçanërisht pas tensioneve në tregjet globale të energjisë dhe përpjekjeve të Evropës për të diversifikuar burimet e furnizimit me gaz.

Artikulli hedh dritë rreth një projekti të mundshëm LNG në Shqipëri, i cili do të vinte në një moment kur Greqia synon të forcojë rolin e saj si qendër rajonale për importin dhe shpërndarjen e gazit, përmes projekteve si terminalet LNG dhe rrjetet e interkoneksionit.

“Megjithatë, një rezultat i këtyre zhvillimeve është kthimi në qendër të debatit publik në nivelin e Bashkimit Evropian i domosdoshmërisë për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër dhe elektrifikimin e mëtejshëm të sektorit të energjisë. Është karakteristike që teknokratët e energjisë theksojnë se një anije me fotovoltaikë (kur instalohet, sigurisht) prodhon aq energji elektrike sa 50 anije me LNG”, thuhet më tej në artikull.

Vizita e ambasadores Guilfoyle në Kryeministri ende nuk është njoftuar zyrtarisht dhe as Ambasada Amerikane nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar lidhur me këtë takim.

Guilfoyle konsiderohet një nga figurat kyçe të presidentit Donald Trump në politikën amerikane. Guilfoyle është një figurë e profilit të lartë: avokate, ish-prezantuese në Fox News, ish-bashkëshortja e guvernatorit të Kalifornisë Gavin Newsom dhe ish-e fejuara e Donald Trump Jr. Ajo shërbeu si këshilltare dhe drejtoi divizionin e mbledhjes së fondeve të fushatës presidenciale të Presidentit Donald Trump në vitin 2020./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top