“Çështja Balluku është mbyllur”, Berisha i përgjigjet Ramës: Mbaron me largimin tënd! Ndoqët ‘monologun e mashtrimit’…


"Çështja Balluku është mbyllur", Berisha i

foto ilustrim: edi rama-belinda balluku-sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se çështja për Belinda Ballukun është e mbyllur. Përmes një video-mesazhi, Berisha i është përgjigjur kryeministrit, duke se po mbron me çdo kusht Belinda Ballukun.

Berisha e quajti ‘monologun e mashtrimit’, teksa theksoi se çështja Balluku mbyllet vetëm me largimin e Ramës nga pushteti. Kryedemokrati komentoi edhe zhvillimet e tjera të përmbledhura sot nga kryeministri gjatë podcastit “Flasim”, si ajo e Porto Romano-s. Sipas Berishës, projekti është vetëm një vjedhje e madhe, ndërsa për situatën e çmimit të naftës, Berisha e krahasoi me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. 

Në përfundim, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e 22 marsit.

Videomesazhi i plotë:

Mirëdita!

Të dashur qytetarë, ju që ndoqët sot monologun e mashtrimit të së dielës, apotrillimet e javës e patë se si Edi Rama u përpoq me çdo kusht përsëri të bëjë avokatinë e Lubi Ballukut.

Madje, tha se kjo është çështje e mbyllur.

E vërteta është se çështja Balluku nuk mbyllet kurrë dhe se çështja Balluku është vetëm çështja Rama, dhe ajo mbyllet vetëm me largimin e Edi Ramës.

Çështja Balluku është bërë një çështje ndërkombëtare, dhe Edi Rama nuk mund ta mbyllë atë me një grusht hajdutësh në parlamentin e tij.

Edi Rama vetë demaskoi veten në këtë çështje dhe dëshmoi se është autori i të gjitha veprave penale të Lubi Ballukut.

Përveç kësaj, ai foli gjatë për Portin e Durrësit, vjedhjen më të madhe që u bëhet shqiptarëve në historinë e tyre.

Ai tha se porti i tij në Porto Romano do të jetë porti i Korridorit VIII më i madh në rajon.

Në fakt, kjo është mashtrimi më i madh i ditës, sepse porti që ai ka planifikuar në Porto Romano është të paktën 4 deri në 8 herë më i vogël në dimensione sesa porti aktual i Durrësit, dhe mbi 15 herë më i vogël sesa Porti i Selanikut.

Sipas emailit që ai ka marrë nga Dhoma e Tregtisë Amerikane, është dhjetëra herë më i vogël se Porti i Pireut.

Pra, porti i vogël i Porto Romanos, me të cilin ai kërkon të zëvendësojë Portin e madh të Durrësit të shqiptarëve, portin mijëravjeçar të shqiptarëve, nuk është gjë tjetër veçse një mashtrim i tmerrshëm për të vazhduar ndërtimin e Dubait të 1001 netëve të tij, parajsa në të cilën ai përfiton miliarda dollarë, bashkë me klanet e drogës përreth tij.

Çmimi i naftës ishte një trillim tjetër madhor që bëri sot ekspozenë e tij.

Naftën, të dashur qytetarë, për të kuptuar se çfarë ndodh me të, gjithnjë keni parasysh çmimet e dy vendeve përreth: çmimin e naftës në Kosovë dhe në Maqedoni, të cilat janë të paktën 70% më të ulëta se sa në Shqipëri.

Është e vërtetë që lufta në Lindjen e Mesme dhe Gjirin Persik rrit çmimin e naftës, por e vërteta është se kjo rritje nuk përjashton Kosovën dhe Maqedoninë.

Kështu që faktori më kryesor i çmimit stratosferik të naftës në Shqipëri është vetë Edi Rama.

Çdo litër naftë që ju blini ka një taksë ndër më të lartat në botë, 1.1 euro për litër, dhe kjo është taksa Rama.

Ndaj, çmimin e naftës ju lutem konsiderojeni si çmimin Rama.

Nuk mund të ketë ulje të naftës duke mbajtur këtë çmim dy herë më të lartë sesa Maqedonia dhe Kosova.

Ndaj, të bashkohemi për këto arsye që t’i japim përgjigje përfundimtare më 22 mars, që shqiptarët dhe bota të mësojnë se ne nuk pajtohemi kurrë me këtë kryehajdut, me këtë individ, me këtë qeveritar që nuk ka standard, normë as moral!

Kryeministri Edi Rama komentoi këtë të dielë në podcastin e tij, Flasim, disa nga çështjet më të rëndësishme të javës. Rritja e çmimeve të naftës ishte ndër çështjet e para, për të cilën deklaroi se do të ketë ndërhyrje të re shtetërore. Lidhur me imunitetin dhe votimin në Kuvend që rrëzoi kërkesën e SPAK për Ballukun, Ram e cilësoi një çështje të mbyllur. Porto Romano ka qenë në qendër të diskutimeve të ditëve të fundit për shkak të anulimit të tenderit, por kryeministri Rama siguroi se qeveria është gati të kalojë në një plan të shpejtë dhe agresiv. Ndërsa vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Tik Tok, Rama tha se ishte i panevojshëm./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top