“7 Prill-një ditë si kjo”! Braçe kritikon heshtjen e politikës: Po PS, pse hesht?


"7 Prill-një ditë si kjo"! Braçe kritikon heshtjen e

foto ilustrim: erion brace

VLORË- Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar në rrjetet sociale me rastin e përvjetorit të 7 Prillit, duke kujtuar pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste dhe rezistencën antifashiste të popullit shqiptar. Teksa kujton dhe vlerëson qëndresën e shqiptarëve për t’i bërë ballë pushtimit, Braçe kritikon heshtjen e klasës politike në këtë përvjetor.

Jo vetëm opozitën. Braçe nuk ka kursyer as Partinë Socialiste, e cila sipas tij, trashëgon vlerat e luftës antifashiste, ndërsa i bëri thirrje që të mos e harrojë këtë pjesë të historisë.

Postimi i plotë i Braçes:

SHQIPERI U PUSHTUA NGA ITALIA FASHISTE

ME 7 PRILL-NE NJE DITE SI KJO!

SHQIPERIA u tradhetua, por perseri e priti fashizmin me arme, ushtarakisht ishte e pamundur, prej POPULLIT ndodhi!

FASHIZMI NUK U PRANUA KURRE NE SHQIPERI!

Nga DURRESI ku Mujo Ulqinaku e patriote luftuan e dhane jeten per atdheun, ne PEZE ku u ngrit rezistenca e pare

ANTIFASHISTE dhe cdo cep te Shqiperise, FASHIZMI U LUFTUA!

Prita edhe nje here me kot sot qe dikush nga pushteti e opozita te fliste per kete; heshtje dhe i kuptoj; opozita e djathte ka trasheguar qartesisht ata qe tradhetuan vendin, popullin, formuan qeverite kuinslinge e bashkepunuan me fashizmin kund popullit ne masakra te pergjakshme;

Por PS QE TRASHEGOI ME TE MIREN E LUFTES ANTIFASHISTE perse hesht, harron?!
Sa keq!

7 Prilli shënon ditën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste në vitin 1939, një moment kyç në historinë e vendit që solli fillimin e rezistencës antifashiste. Kjo datë kujtohet si simbol i qëndresës së shqiptarëve ndaj pushtimit dhe sakrificës për liri./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top