Kur Xhemi Vardi pranoi një ofertë nga Kremoneze në Serinë A duke refuzuar klube angleze, shumëkush mbeti i çuditur nga kjo zgjedhje e legjendës së futbollit britanik, i cili tashmë është 38-vjeçar.

Por sulmuesi bëri të ditur se nuk kishte shkuar për pushime në Itali dhe se me klubin e ri, do të tentonte të luante për objektiva të rëndësishëm. Sulmuesit anglez iu desh pak kohë që të përshtatej, por po tregon se tashmë është përsëri në formë të shkëlqyer aq sa për të bërë diferencën edhe në një kampionat konkurrues si Seria A.
Këtë e tregon edhe fakti që vetë Liga e Futbollit të Serisë A, e ka zgjedhur si “Lojtarin e Muajit” nëntor për golin ndaj Juventusit dhe dygolëshin ndaj Bolonjës, që shtynë Kremonezen drejt mesit të qetë të tabelës dhe larg rrëmujës për mbijetesën.
Vardi bëhet e ditur se ka mposhtur për këtë çmim emra me peshë në Serinë A si Lautaro Martinez, Majk Menja, Devid Neres, Leo Ostigard dhe Nikolo Zaniolo.
PANORAMASPORT.AL








