“21 Janari”/ E refuzoi dy herë, SPAK ‘surprizon’ Berishën, i jep zarfin sapo shkel në Prokurori


"21 Janari"/ E refuzoi dy herë, SPAK ‘surprizon’

sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha nuk u paraqit më 14 nëntor në SPAK për t’u pyetur për “21 Janarin”, me pretendimin se nuk kishte marrë fletëthirrje. Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme reagoi duke e përgënjeshtruar se fletëthirrja është dërguar në adresën e Parlamentit, selinë e Partisë Demokratike dhe në banesën e Berishëë, por nuk është tërhequr.

Ndërkohë, burimë bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka njoftuar për herë të tretë Sali Berishën për thirrjen lidhur me dosjen e “21 Janarit”. Mësohet se kryedemokrati është vënë në dijeni ditën e sotme dhe duhet të paraqitet të prëmten për t’u marrë në pyetje.

Berish u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”. Pasi doli nga ambientet e SPAK, Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me paraqitjen e tij për dosjen “21 Janari”, pasi refuzoi fletëthirrjen e Prokurorëve të Posaçëm. Berisha i qëndroi sërish pretendimit se në adresën e tij nuk ka mbërritur asnjë fletëthirrje. 

“Njoftim quhet kur një person njoftohet direkt. Nga data 3 deri sot, asnjë person s’më ka ardhur të më thotë orë dhe datë, të më dorëzojë një letër dhe asnjë person nuk rezulton të ketë marrë përsipër një gjë të tillë. Unë kam dy posta elektronike njëra është e imja dhe njëra është e kuvendit, që unë nuk e përdor. Unë kam një numër telefoni që e njeh gjithë bota, marr SMS çdo ditë dhe aty nuk ka ardhur asgjë”, tha Berisha.

Megjithatë, Berisha në një moment e pranoi se është thirrur nga prokurorët e SPAK-ut, që të paraqitet ditën e premte. Ndërsa, nuk ka zbuluar orën se kur është thirrur.

“Se kur jam ftuar, këtë do e mësoni. Keni durim…”, tha Berisha. 

Ish kryeministri Berisha do të pyetet si person në dijeni në lidhje me 21 janarin 2011, ku u vranë 4 protestues në bulevard. Më herët, në SPAK është paraqitur edhe Lulzim Basha, asokohe ministër i Brendshëm i kabinetit qeveritar të Berishës.

Çfarë ndodhi më 21 janar?

Një protestë e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë doli jashtë kontrollit dhe do të përfundonte me vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës para Kryeministrisë, pas të shtënave me armë zjarri ng Garda e Republikës. Partia Demokratike, në qeveri do e cilësonte tubimin si grusht shtetit dhe krim shtetëror. Nga 2011 deri më sot, dosja e 21 janarit është ende në gjykatë. Në lidhje me ngjarjen u morën të pandehur Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Familjarët e viktimave prej 13 vitesh kërkojnë drejtësi ndërsa akuzat politike rishfqen para çdo fushate elektorale./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top