200 mln lekë dieta, karburante, udhëtime dhe qira! Sa i kushtuan Kuvendit deputetët për vitin 2025


200 mln lekë dieta, karburante, udhëtime dhe qira! Sa i kushtuan

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë ka bërë publike analizën e zbatimit të buxhetit të institucionit për vitin 2025, ku shpenzimet për deputetët arrijnë në 200 milionë lekë.

Shpenzimet që zënë peshën specifike më të madhe janë: përfitimet financiare të anëtarëve të parlamentit, që jane sanksionuar në Statusin e Deputetit dhe Vendimin e Kuvendit 114/2014 “Për trajtimin e deputetëve” (rimbursime për shpenzime telefonie, karburanti, dieta brenda vendi, honorare për pjesëmarrje në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe mbulimin e qirasë së banimit). Realizimi faktik i tyre është 200 milion lekë, thuhet në raportin e publikuar nga vetë Parlamenti.

-Shpenzimet për udhëtime jashtë shteti (bileta, dieta dhe akomodim), realizuar 60 milion lekë për vitin 2025, janë një nëngrup tjetër i konsiderueshëm. Gjatë vitit 2025 janë lëshuar 116 urdhra udhëtimi jashtë shteti, për 437 pjesëmarrës në aktivitete jashtë vendi (deputetë dhe staf politik e administrative), nga të cilët 186 deputetë dhe 60 staf politik;

-shpenzime pritje e përcjellje delegacione, realizuar 8 milion lekë;

-pagesa për honorare ekspertë të jashtëm në komisione hetimore apo të posaçme, 11 milion lekë:

-pagesa për ekzekutim të vendimeve gjyqsore, në total 16 milion lekë, nga të cilët për shkarkime nga puna në vitin 2013-2014

-janë paguar 14.5 milion lekë dhe për deputetë, 1,5 milion lekë;

-shpenzime për mirëmbajtje të sistemeve elektronike dhe pajisjeve të zyrave, realizuar përkatësisht 49 milion lekë;

-shpenzime për mirëmbajtje zyra, pajisje ngrohje ftohje, ashensorë, motogjeneratorë etj 14 milion lekë;

-shpenzimet utilitare (energji elektrike, ujë dhe telefon), realizuar 10 milion lekë;

-shpenzime transporti 8 milion lekë;

-blerje kancelari, materiale shtypshronje, materiale pastrimi, hidraulike, elektrike, marangozi dhe lule natyrale, shpenzuar 10 milion lekë;

-49 milionë lekë për mirëmbajtjen e sistemeve elektronike dhe pajisjeve të zyrave;

Paralelisht, Kuvendi ka realizuar edhe investime në teknologji dhe shërbime digjitale. Mes tyre përfshihen:

-30 milionë lekë për transkriptimin e të dhënave audio-video përmes inteligjencës artificiale;

-5.6 milionë lekë për një sistem ndërveprimi me publikun;

-1.2 milionë lekë për krijimin e aplikacionit “Kuvendi i Shqipërisë”.

Në kuadër të investimeve, janë blerë edhe dy automjete me vlerë 14.5 milionë lekë, si dhe pajisje dhe arredime zyrash në vlerën 23 milionë lekë. Këto përfshijnë tapete ceremoniale, ndriçues për sallat e komisioneve parlamentare dhe mobilim për zyrat e komisioneve të reja të përhershme, të cilat nisën punën në shtator 2025.

Dokumenta bashkëngjitur

Poll



Source link

Scroll to Top