1 mld € investim në Bilisht? Mediat greke: Pas amerikanëve fshihet Mirsad Uruçi, hyri me ambasadoren greke në Kryeministri


1 mld € investim në Bilisht? Mediat greke: Pas amerikanëve

Aleksandër Eksarkun dhe Mirsad Uruçi

KORÇË-Mediat greke kanë hedhur sërish dritë mbi takimin e Kimberly Guilfoyle, ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Athinë më 12 mars me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri. Në vijim të raportimeve nga mediat e vendit fqinj se arsyeja e vizitës mund të jetë edhe ndërtimi i një terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror (FSRU) në Shqipëri, raportohet se bëhet fjalë për një investim gjigand.

Konkretisht një investim greko-amerikan duke synuar shfrytëzimin e nikelit dhe kobaltit—dy nga mineralet më të kërkuara në botë do të zhvillohet në Bilisht të Korçës. Sipas mediave greke Kathimerini dhe Protothema, ‘Aktor Group e Greqisë’ dhe ‘BNI Foundation’ kanë nënshkruar një marrëveshje për të investuar 1 miliardë euro në minierat e Nikelit në Korçë.

Projekti parashikon krijimin e një kompanie të përbashkët, ku AKTOR do të zotërojë 51%, ndërsa BNI 49%. Investimi total pritet të mbështetet kryesisht nga fonde amerikane, duke e kthyer Shqipërinë në një hallkë të rëndësishme të zinxhirit perëndimor të furnizimit me lëndë të para për bateritë. Protothema flet edhe për një marrëveshje mes Aktor dhe një kompanie të quajtur ‘Brightnest shpk’.

1 mld € investim në Bilisht? Mediat greke: Pas amerikanëve

pamje nga artikulli i Protothema

Mediat fqinje raportojnë se sipërmarrja e përbashkët do të jetë aktive në eksplorimin, zhvillimin dhe shfrytëzimin e burimeve minerale, duke përfshirë depozitat e nikelit dhe të metaleve të rralla të vendosura në rajonin e Bilishtit të Shqipërisë, me një kapacitet të vlerësuar minerar prej mbi 500,000 ton nikel dhe mbi 25,000 ton kobalt. Marrëveshja gjithashtu parashikon zhvillimin, ndërtimin dhe funksionimin e infrastrukturës, objekteve dhe njësive të përpunimit të nevojshme për nxjerrjen dhe përpunimin e këtyre burimeve. 

Por kush qëndron pas kompanive?

‘Brightnest shpk‘ është një kompani e themeluar në tetor të vitit të kaluar. Kompania ka një kapital prej 100 lekësh ose 1 euro dhe pronari i saj është Mirsad Uruçi. Ky i fundit është edhe përfaqësues i kompanisë serbe të energjisë, EFT.

1 mld € investim në Bilisht? Mediat greke: Pas amerikanëve

Edhe nga pamjet e takimit të publikuara nga Klan mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane në Athinë Guilfoyle, u shfaqën ambasadorja Guilfoyle dhe presidenti i grupit Aktor. Në video shihet edhe një person i tretë. Ai është Mirsad Uruçi, pronari i kompanisë Brightnest.

Edhe sipas historianit Arben Llalla, pas takimit të Kimberly Guilfoyle me kryeministrin Edi Rama qëndron biznesmenit grek, Aleksandër Eksarku, kreu i një grupi kompanisë të “Aktor”. Sipas tij, takimi mes tyre u organizua nga Feroniki Tzavela, zëvendëskryetarja e “Aktor”.

“Aktor” është një koorporatë, e cila operon kryesisht në projektet e infrastrukturës dhe energjitikës në rajon, përfshirë edhe Shqipërinë.

Nga ana tjetër Fondacioni BNI është një organizatë jofitimprurëse e dedikuar për përmirësimin e mundësive arsimore për fëmijët në mbarë botën. I themeluar në vitin 1998 nga Beth dhe Dr. Ivan Misner, Fondacioni BNI ka mbledhur mbi 3.5 milionë dollarë për të mbështetur nevojat arsimore të fëmijëve. 

Vetë kryeministri Edi Rama lidhur me takimin u shpreh se diskutuan për disa çështje të interesit të lartë amerikan në rajon që kanë të bëjnë me energjinë, me bashkëpunimin rajonal, me qasjen ndaj forcave të treta. Teksa mediat greke po hedhin dritë mbi investimin ende nuk ka një raportim lidhur me marrëveshjen nga pala shqiptare./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top