1.4 ton drogë drejt Zvicrës! GJKKO dënon dy “kokat” e grupit kriminal


1.4 ton drogë drejt Zvicrës! GJKKO dënon dy “kokat” e

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtor dhe ka dënuar Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) dhe Erjon Loci, që drejtonin trafikun e drogës drejt Zvicrës. 

Bakalli u deklarua fajtor për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, të kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe më shumë se një herë, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit, si dhe për disa vepra të falsifikimit të dokumenteve.

Në vendim thuhet se pas bashkimit të dënimeve dhe aplikimit të uljes për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua përfundimisht me 12 vjet dhe 8 muaj burgim. Ndërkohë, Erjon Loci u shpall fajtor për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes. Gjykata vendosi ndaj tij një dënim përfundimtar prej 8 vitesh burgim.

Në total, grupit kriminal ku ata bënin pjesë u janë sekuestruar rreth 1.4 ton kokainë, heroinë dhe marijuanë, si dhe rreth 10 mijë tableta eksztazi. SPAK bën me dije se ky grup krimiminal është goditur pas zbërthimit të bisedave në aplikacionet e enkriptuara “Sky ECC”, “Threma” dhe “Signal”.

Gjatë viteve 2018-2024, SPAK thotë se ky grup kriminal ka importuar drejt Zvicrës sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë, heroinë, marijuanë dhe ecstasy, që sigurohej kryesisht nga Amerika Latine dhe Gjermania./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top