“0900-ën kam për ty”-Vokshi: Jam e lënduar, turp! Hasani i kërkon ndjesë në emër të Ballës. PD kërkon masë


“0900-ën kam për ty”-Vokshi: Jam e lënduar, turp!

Albana Vokshi

TIRANË-Përplasja e një dite më parë në Kuvend për fjalët që kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i tha deputetes Albana Vokshi ka ndezur debat edhe gjatë mbledhjes së Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme. 

Vetë deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas situatës ku Balla përdori gjuhë ofenduese ndaj saj, duke i thënë “për ty Albana kam numrin 0900”.  Sipas Vokshit, gjuha që u përdor ndaj saj ishte seksiste, ndërsa u shpreh se u ndje e lënduar. Deputetja deklaroi se ishte një shenjestrim i qëllimshëm politike për të tentuar sulmon ndaj opozitës dhe ndaj grave deputete të opozitës.

Albana Vokshi: Dhuna verbale, psikologjike nuk ka vend në parlament. Nuk jam ndjerë e fyer nga ajo që u tha dje nga kryetari i grupit tuaj parlamentar, sepse njerëz me veprime si të tij e turpërojnë parlamentin por jam ndjerë e lënduar për mënyrën si kryetari i Kuvendit e menaxhoi situatën. Për mendimin tim e menaxhoi në mënyrë të turpshme dhe me mos distancimin nga ana e grave deputete socialiste për atë që u tha në foltore, për gjuhën seksiste që u përdor nga kryetari i grupit parlamentar të PS. Unë kam bindjen se shenjëstrimi ishte politik, nuk ishte i rastësishëm. Shenjestrimi ishte i qëllimshëm, po tentojnë të godasin opozitën dhe gratë deputete të opozitës. Përdori edhe BE për një ndjesë fake, mashtrim. Më kanë kërcënuar dhe shandazhuar mua dhe koleget e mia. Më kanë dërguar në SPAK mua dhe familjen time. Më kanë përjashtuar tre muaj së fundmi duke më hequr të drejtën e përfaqësimit, pse? Sepse kërkova heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, sepse ajo është modeli i grave që i jepni ju qytetarëve.

Kryetari Igli Hasani i kërkoi ndjesë Vokshit, por tha se pret të njëjtën gjë nga pala tjetër.

“Unë personalisht i kërkoj ndjesë Albana Vokshit. Ajo që bëri Balla ishte shumë e pakëndshme, kërkoi falje tri herë, është hap që duhet pranuar. Por nga ana tjetër, dhe ne presim të njëjtën gjë”, -u shpreh ai duke i ftuar të gjithë të reflektojnë për gjuhën e përdorur.

Nga ana tjetër deputetja, Ina Zhupa e revoltuar deklaroi se “s’mund të sillemi sikur s’ka ndodhur asgjë në Kuvend, sikur situata është normale dhe sikur nënkryetarja e këtij Komisioni….”. Kur kuvendi përballet me një dhunë verbale, cenim të dinjitetit njerëzor, është minimumi që ky komision që ka për nënkryetare Albana Vokshin, të mbajë një qëndrim dhe të distancohet nga dhuna, të kërkojë të njëjtin qëndrim”.

Edhe deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, bëri një reagim në Komisionin e Jashtëm lidhur me gjuhën e përdorur nga Taulant Balla kundrejt Albana Vokshit. Ai tha se “ndjesa e tij e sforcuar ishte e pamjaftueshme”, ndërsa parlamenti disproporcional, duke iu referuar përjashtimit të Agron Shehajt për 20 ditë nga Kuvendi.

Edhe deputeti i PS, Skënder Pashaj mori fjalën në Komisionin e Jashtëm për t’i kërkuar falje Albana Vokshit për fjalët e përdorura nga Balla kundrejt saj, gjatë seancës në Kuvend. Madje, ai tha se “po të ishte Supermen, do t’i binte botës përqark për ta ndryshuar situatën e djeshme”.

“Për flokët e bardha që ka znj. Vokshi, do t’i kërkoja jo një herë, por 1000 herë falje. Po të isha Supermen, dje do i bija botës rreth e rreth dhe ta ndryshoja situatën dje në parlament. Ndihem keq sepse kolegët e mi më thanë ku ishit ju burrat dhe i thashë unë isha burrë se heshta. Heshtja ime nuk do të thotë që duhem të kem dhunë. Heshtja ime foli më shumë sesa ajo dhunë në parlament”, tha Pashaj.

Vetë Balla nga Kuvendi u shpreh se nuk kishte qëllim që ta fyente deputeten, duke shtuar se bëhet fjalë për një numër telefonik që në BE përdoret për të marrë informacion mbi Bashkimin Evropian./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top